Categories Lajme

“Më ndihmoni të gjej djalin”/ Nëna shqiptare rrëqeth me apelin: Është vetëm 22-vjeç!

Nëna e shqiptarit Denis Ruçi, i cili vijon të jetë i zhdukur në Greqi, ka bërë apel në media për gjetjen e tij. Mirela Ruçi tha se djali i saj kishte rezervuar një biletë në vagonin e 5-të në ulësen 22. Ajo tha se për herë të fundit kishte folur me të në orën 22:50. Me një zë që i dridhej ajo tha:

“Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi. Nuk më tha se ku është ulur dhe nëse ka shkuar në mensë. Më pas ai ka folur me një shoqe në messenger në orën 23:08. Fëmija im është 22 vjeç. Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen”.

Ajo tha se djali i saj nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të vdekurve, ndërsa nuk e di nëse ka qenë në vendin e tij në momentin e përplasjes ose nëse ishte ngritur për të shkuar në vagonin e 2-të që ishte mensa, raportojnë mediat greke.

Madje, ajo u bëri thirrje të rinjve që ishin në tren dhe mbijetuan, që t’i jepnin të paktën një informacion nëse e kishin parë fëmijën e saj. Ajo tha se ka dhënë ADN-në në spital dhe po pret të njoftohet për identifikimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME