Categories Lajme

“Më rrahu eprori për vota”, denoncimi i punonjësit të komunales në Patos

Një punonjës i ndërmarrjes komunale në bashkinë e Patosit, denoncoi eprorin e tij për dhunë brenda institucionit për shkak të refuzimit për të mbledhur vota për Partinë Socialiste. Bato Dalipaj fillimisht ia tregoi ngjarjen kandidates së koalicionit Bashkë Fitojmë, e më pas ka denoncuar në polici. Kjo e fundit tha se ka nisur hetimet për rastin.

Ky qytetar i identifikuar si Bato Dalipaj, punonjës i ndërmarrjes Komunale të Bashkisë së Patosit, thotë se u dhunua nga shefi i tij pasi nuk pranoi të firmosë një formular ku duhet të garantonte 10 vota për Partinë Socialiste.

“Më thirrën lart në zyrë dhe më ofruan një formular për të plotësuar për ta firmosur, të shkruaja pjesëtarët e familjes dhe nuk e pranova. I thashë jo. Formulari ishte për votimet. Mora rrugën dhe ika, më erdhi nga pas dhe më gjuajti, më shtriu përtokë. Më goditi Petrit Pëllumbi. Më ndihmuan shokët atje dhe pastaj më çuan në spital. Petriti është përgjegjës që ndan punën në komunalen në Patos. Unë jam katër orarësh deri në qershor dhe mbaron, një vit kontratë” denoncoi Bato Dalipaj.

Policia bëri të ditur në një reagim për ngjarjen se rreth orës 16:10 të së martës, se 55-vjeçari punonjës i ndërmarrjes së komunales në bashkinë Patos, është paraqitur në Komisariat ku ka bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, Petrit Pëllumbi ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë formularin.

Më thirrën lart në zyrë dhe më ofruan një formular për të plotësuar për ta firmosur, të shkruaja pjesëtarët e familjes dhe nuk e pranova. I thashë jo. Formulari ishte për votimet”.

Policia në njoftimin për rastin tha se “rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale”.

Më pas qytetari thotë se ka dalë nga zyra pa e firmosur formularin, dhe pretenton se autori i ngjarjes Petrit Pëllumbi, e ka ndjekur ne korridor ku e ka dhunuar, ndërkohë që drejtori i ndërmarrjes nuk ka pasur dijeni për incidentin.

“Mora rrugën dhe ika, më erdhi nga pas dhe më gjuajti, më shtriu përtokë. Më goditi Petrit Pëllumbi. Më ndihmuan shokët atje dhe pastaj më çuan në spital. Petriti është përgjegjës që ndan punën në komunalen në Patos. Unë jam katër orarësh deri në qershor dhe mbaron, një vit kontratë” denoncoi Bato Dalipaj.

Qytetari i dhunuar thotë se ngjarjen në spital ia rrëfeu mjekes Sofie Allushi, njëherësh kandidate e koalicionit Bashke Fitojme per bashkinë Patos, e cila i ka thënë se duhej të denonconte.

Qytetari që bëri denoncimin për incidentin është shoqëruar në mjediset e policise së Fierit edhe nga deputeti demokrat Luan Baçi.

Policia e Fierit, tha se po vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME