Categories Lajme

Merr flakë gjatë natës dhe digjet makina në Korçë, dyshimet e policisë

Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Korçë. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”.

Mjeti tip “Benz”, në pronësi të A. Sh., ka qenë i parkuar në rrugë në momentin që ka marrë flakë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia shton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale

Njoftimi i policisë Korçë:

Më datë 26.04.2023, rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME