Categories Lajme

Mësues edhe ata që diplomohen në profile të tjera, kusht kryerja e programit 3 mujor të formimit

Të diplomuarve në degë të ndryshme si Gjuhë e Huaj, Matematikë, Biologji, Kimi, Fizike, Gjeografi dhe Ekonomi do t’u jepet mundësia të  ushtrojnë edhe profesionin e mësuesit nëse kryejnë programin psiko-pedagogjik për një semestër në fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.

Kriteri i notës mesatare 7.5, që aplikohet aktualisht për maturantët që garojnë për t’u futur në një degë mësuesie, do të jetë kusht edhe për gjithë të tjerët që do të kryejnë programin tre mujor për formimin pedagogjik në mësuesi.

Mesatarja e kërkuar nuk është ajo e fakultetit, por e shkollës së mesme në momentin që aplikanti ka kandiduar për fakultet.

Nëse kandidati përfundon me sukses edhe programin e formimit pedagogjik që parashikon udhëzimi ai ka të drejtë të licensohet për këtë profesion dhe të jetë një mësues i përhershëm.

Universitetet në vend kanë nisur nga aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t‘u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin e ri akademik 2023-2024.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME