Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe në Mirditë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se janë neutralizuar  vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë. Sipas ministrisë, situata në Sazan është nën kontroll, ndërsa vijon puna për të shmangur rindezjen e flakëve.

Prej ditësh efektivët e FA ishin në betejë me flakët, ndërsa sot në operacion për të shuar zjarrin u përfshi një avion Canadair CL 415, i ardhur nga Greqia. Po ashtu MM bën të ditur se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në Orosh të Mirditës.

Njoftimi i plotë:

Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, pas një pune të pandërprerë nga toka dhe ajri. 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në operacionin e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët. Mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri. Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll,  ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë.

Ndërkaq 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administrative Orosh të Mirditës. Në operacionin që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo  verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident.

Falenderime të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetjen, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME