Categories Lajme

Vrau shqiptaren në Itali, hetuesit ‘ranë në gjurmët’ e autorit, detaje

La Repubblica ka bërë publik emrin e personit të arrestuar për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Itali. Ai është Daniele Bedini me precedentë penalë për grabitje dhe i akuzuar për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një hark kohor prej 24 orësh.

Bedini është 32-vjeç dhe banues në Aulla dhe prej mëngjesit të kësaj të marte po hetohet për vrasjen e Nevila Pjetrit, prostitutës shqiptare 35 vjeçe, e cila u gjet e masakruar në orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. Për momentin, shkruan La Repubblica, i riu është i dyshuar vetëm për vrasjen e parë, atë të Nevilës.

Bedini mësohet se po merret në pyetje që prej mesditës së sotme. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij.

Teksa trupi i pajetë i Nevilës u gjet rreth orës 02:00 të së dielës, mbrëmjen e së martës u gjet trupi i një transeksuali.

Ai quhej Carlo Bertolotti, 43-vjeç dhe me profesion parukier. Sipas hetuesve, ai u vra në mënyrë të ngjashme me Nevilën. Transeksuali u gjet rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Bertolotti ushtronte prostitucion në periferi të Sarzana. Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune. Kishin qenë miqtë e tij që kishin denoncuar zhdukjen e 43-vjeçarit dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë vrarë të njëjtën natë me Nevilën ose të hënën.

Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku. Vetëm disa orë më pas policia zbuloi trupin e tij të pajetë.

Autopsia e Nevila Pjetrit: Shqiptarja u vra me dy plumba pistolete të kalibrit 22 në kokë. Është kjo përgjigja e autopsisë. U qëllua fillimisht nga para, ndërsa plumbin tjetër e mori pas veshit të majtë. Mbetet ende për t’u sqaruar nëse 35-vjeçarja është vrarë në vendin ku u gjet apo diku tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME