Categories Lajme

Miqtë e Mehmet Qemës dalin në gjykatë: Njërit s’i dridhet qerpiku, tjetri bën lëvizje të pa kontrolluara

Kanë dalë dje para gjykatës shokët e Mehmet Qemës, 27 vjeçari i cili humbi jetën pak ditë më parë.

Në mes tyre është edhe ai që i mori jetën pasi luajti “ruletën ruse”, Marjus Dema.

Marjus Dema shihet që nuk e ngre aspak kokën drejt kamerave ndërsa një prej shokëve të tjerë, Blerim Hoti dallohet më i qetë.

Ai mban një qëndrim më të ftohtë dhe nuk i dridhet as qerpiku. Një tjetër djalë shfaqet në shok dhe bën lëvizje të pavullnetshme që ngjasojnë si dridhje.

Ndërkohë pronari i një servisi në Tiranë ka rrëfyer skenën që ka parë pas ngjarjes në rrugën “5 maji”. OraNews shkruan se pronari i servisit ka deklaruar para grupit hetimor se është lajmëruar nga një tjetër person dhe ka shkuar pranë ‘shtëpisë së bardhë’ ku ndodhej dhe lokali ku humbi jeten Qema. Ai shton se ka parë autorin Marjus Demën që të shtrihej në tokë duke qarë.

“Më mori dikush në telefon dhe më tha. Sapo kisha dalë dhe pashë disa djem që largoheshin në drejtime të ndryshme. Marjusi ishte shtrirë dhe po qante e bërtiste po fliste përcart, fillimisht mendova mos ishte plagosur ky. E kishte kapur në krahë por fliste përçart “O çfarë bëra, më vde ktë goca” dhe fliste në telefon. Kishin dalë dhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar një situatë alarmante,”- tregon pronari i servisit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME