Categories Lajme

“Momenti të transformohet politika me referendum”, Meta: Populli i 2 marsit të nisë rrugën

Ish-Presidenti Ilir Meta, nga selia e LSI-së ka folur për hapat e mëtejshëm të tij, në kuadër të angazhimit në opozitë.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se ka ardhur momenti i ndryshimit të sistemit në vend. Sipas tij, populli i 2 marsit do të nisë rrugën e tij dhe të shumëfishohet ditë pas dite, një mesazh ky që duket se paralajmëron protesta.

“Erdha këtu për të treguar jo vetëm se jam krenar për forcën që krijova. Jo vetëm i dha vendit stabilitet dhe liberalizimin e vizave falë koalicionit të vitit 2009 me PD. Ka meritat e saj për marrjen e statusit kandidat.

Ka bërë çdo gjë LSI-ja për të përshpejtuar integrimin europian të vendit.

Por ky nuk ishte vullneti, jo vetëm i lidershipit të PS-së, por edhe lidershipit të korruptuar dhe të kapur prej kohëssh të PD-së që programuan djegien e mandateve. Këtë nuk mund ta bënin pa futur në grackë LSI-në e cila doli jashtë funksionit të saj duke u bërë shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce të vetëdijshme e qeverisë, PD-ja e Lulzim Bashës.

Jam këtu për të falenderuar të gjithë anëtarët e LSI-së për sakrificat e tyre. Kemi një ndryshim të rrethanave historike.

Nuk është më një forcë politike që mund të ndryshojë fatet e vendit, siç ishte misioni i LSI-së, për të qenë një forcë për të zhbllokuar ngërçet. Ka ardhur momenti për ndryshimin e sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 marsit, të nisi rrugën e tij, të shumëfishohet ditë pas dite.

Do të triumfojë referendumi si e  vetmja mënyrë që të vendosë nën kontroll një klasë të përgjegjshme. Kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Jam i bindur që referendumi që i ka munguar Shqipërisë nga viti 98’, referendumi do të jetë shpata” – tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME