Categories Lajme

Monika Kryemadhi uron besmitarët e krishter

Besimtarët e krishterë kremtojnë sonte Krishtlindjen. Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa kulmon në mesnatë, me mbajtjen e meshës së Krishtlindjes. Besimtarët luten për paqe, mbarësi e dashuri. Kjo ditë kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, shkëmbimin e dhuratave, kartolinave dhe familjen e bashkuar. Por festa e Krishtlindjes festohet edhe nga jo të krishterët, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë. Në vigjilje të Krishtlindjes njerëzit përpiqen të jenë sa më afër njerëzve në nevojë, duke u bërë atyre dhurata dhe duke u ofruar dashuri.

Një urim në prag Krishtlindjesh ka bërë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën kambanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti. Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha! Përzemërsisht!”– shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME