Moti i ftohtë,shoqëruar me temperatura të ulta dhe erë ka prekur edhe Vlorën. Për shkak të erës së fortë nga kapiteneria e portit te Vlorës është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese deri datën 7 janar në mëngjes. Ndërkohë rreshje dëbore janë rregjistruar edhe në qafen e Llogarase, ndërsa për shkak të ngricave është hedhur kripë në rrugë, teksa qarkullimi i mjeteve vijon normalisht. Kripë është hedhur edhe në qafën e Muzinës në Sarandë për të evituar problematikat nga ngricat në rrugë. Nuk ka patur ndërkohë probleme të tjera për shkak të erës apo dëme të rregjistruara. Mungesë të energjisë ka patur gjatë mbrëmjes së të dielës në qafën e Llogarasë ,ndërsa situata është rikthyer në normalitet.
Categories
Lajme