Lajme

Ndalohet 46-vjeçari që dhunoi Shefin e OSHEE

Policia e Përrenjasit ka vënë në pranga autorin e dhunës së ushtruar ndaj Shefit të Grupit Operativ të OSHEE Prrenjas, Reshit Karriqi.

Sipas policisë, arrestimi i Artan Kokonozit u bë pasi në lagjen nr 2 , Prrenjas, ka goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së.

Në njoftimin e policisë thuhet:

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.K, 46 vjeç, banues në Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr 2 , Prrenjas, ka goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së, dega Prrenjas, shtetasin R.K., 57 vjeç, banues në “Karriqi”, Prrenjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close