Categories Lajme

“Në 1 vit e gjysmë u përballëm me narkoshtetin dhe mafien e Xhorxh Sorosit”/ Berisha bën bilancin e drejtimit të PD-së nga shtatori 2021

Partia Demokratike po zhvillon mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kryetari Sali Berisha tha ne fjalën e tij se Edi Rama është një armik i egër i pluralizmit politik dhe një hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij.

“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD! Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD, që ndiqni sonte me interes të veçantë këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar, e thirrur kjo për situatën e krijuar pas vendimit të Edi Ramës, si armik i egër i pluralizmit politik, si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, si hakmarrës primitiv ndaj kësaj force politike që në këtë periudhë, rreth 1 vit e gjysëm ja doli të rithemelojë, rikrijojë opozitën e vërtetë në Shqipëri.

Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë.

Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë, e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për t’u dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria”-tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME