Categories Lajme

Në Athinë, dalin pamjet e shqiptarit të shtrirë në tokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Athinës, teksa një shqiptar ka tentuar të largohet nga policia duke kundërshtuar urdhërat e tyre dhe duke u përpjekur t’i shtypë. Gazeta greke “Protothema” raporton se një patrullë e policisë konstatoi një automjet tip Peugeot dhe i bëri shenjë që të ndalonte. Në drejtimin e makinës ishte një shqiptar, i cili refuzoi që të ndalonte. Ai shkoi drejt makinës së policisë dhe përplasi një nga policët, duke i shkaktuar lëndime.

Ndërkohë, punonjësi tjetër i policisë qëlloi dy herë me armë në drejtim të shqiptarit. Njëri nga plumbat e preku në këmbë, duke e lënë të plagosur. Shtetasi shqiptar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policore dhe bënë rrethimin e zonës. Mediat greke raportojnë se automjeti që drejtohej nga shqiptari ishte i vjedhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME