Categories Bota, Lajme

Në gjendje të dehur, britanikja porosit një udhëtim 4.758 paundësh drejt Ukrainës, detaje

Një britanike në gjendje të dehur, ka rezervuar në aplikacionin “Uber” një udhëtim për në Ukrainë.

Leoni Fildes ishte duke festuar ditëlindjen e shoqes, kur grupi nisi të diskutonte për situatën në Ukrainë. Ajo në këtë moment hap aplikacionin dhe rezervon një taksi për udhëtimin që do t’i kushtonte 4578 paundë. Të nesërmen në mëngjes, teksa donte të bënte një veprim në llogari, iu komunikua se nuk kishte para të mjaftueshme.

Aty ajo mësoi për veprimin që kishte kryer dhe se si Uber kishte bërë 9 kërkesa për marrjen e parave. Fatmirësisht, ajo shpëtoi sepse nuk kishte kredit të mjaftueshëm për të kryer këtë udhëtim që mund të rezultonte fatal për të.

“Nuk mbaja mend asgjë të nesërmen. U zgjova nga një telefonatë e bankës që më thoshte se karta ime ishte përdorur për mashtrim. Uber u përpoq të më merrte pagesën nëntë herë nga llogaria ime, ishin mjaft të vendosur.

Nëse Leoni do të kishte porositur një taksi të rregullt UberX, do t’i kushtonte nga 2,564 deri në 3,313 paund, por nëse do të kishte blerë një UberXL, do të kushtonte midis 3,688 dhe 4,758 £.

Ajo shpjegon më tej se si ndodhi historia:

“Kisha dalë me një nga miqtë e mi, e ishim duke biseduar për luftën në Ukrainë. Ne pimë shumë, pasi mbaruam po përpiqeshim të merrnim një taksi për të na dërguar në shtëpi. Kisha kërkuar që të shkoja drejt Ukrainës, por për fat të mirë ai shërbim nuk ishte i disponueshëm. Nuk e di ç’do të ndodhtë me mua nëse do të shkoja në Ukrainë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME