Categories Lajme

‘Në syrin tonë kjo ishte humbja e tij e parë’, ndahet nga jeta babai i Berat Buzhalës

Ka ndërruar jetë pas disa ditëve në gjendje të rëndë si pasojë e Covid 19, babai i gazetarit Berat Buzhala. Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton dhe se ceremonia mortore do të jetë vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes, për shkak të situatës së pandemisë. Gazetari ka treguar vazhdimisht për shëndetin e tij dhe të të atit, pasi që të dy, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes, u prekën nga virusi, nga i cili humbën edhe më të madhin e tyre. Vetë Buzhala ka treguar se ka pasur simptoma të sëmundjes, por tashmë ai dhe pjesa tjetër e familjes janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Statusi i Buzhalës: Miq dhe mikesha, sot ne ora 13.00 vd.iq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen.

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa. Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm. Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire. T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje. Ju dua

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME