Categories Lajme

Video/ ‘Nuk dua të dal para zgjedhësve si e bija e Azemit’, Hajdari nxjerr videon e Bashës

Deputetja Rudina Hajdari në një konferencë me gazetarët, ka risjellë një video të Lulzim Bashës, i cili në zgjedhjet e vitit 2017 deklaronte se në zgjedhjet e ardhshme listat do të ishin në dorë të qytetarëve. “Kjo është hera e fundit që një kryetar bashkie vendos listën e deputetëve, sepse herën tjetër listën e deputetëve do ta vendosë qytetari shqiptari”, dëgjohet të thotë Basha në videon që Hajdari u kujdes që ta përsëriste tre herë me radhë. Më tej Hajdari tha se ajo do që të dalë përballë qytetarëve për vlerat që ajo ka, dhe jo për faktin se është e bija e Azem Hajdarit. “Në politikë duhet të jesh koherente me publikun, nuk e di nëse e kam këtë nga origjina ime, por duhet tiu jepet fund politikanëve që mendojnë vetëm për karrigen e tyre, dhe nuk mbajnë asnjë prej premtimeve. Unë nuk dua të jem më para qytetarëve, si vajza e Rudina Hajdarit, që u futa në lista pikërisht prej babait tim”, tha Hajdari para gazetarëve. Deklarata e Hajdarit vjen një ditë as vendimit të mazhorancës për të pranuar ndryshimet Kushtetuese, që mundëson listat e hapura, dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Kjo lëvizje e Ramës u pasua me deklaratën e Lulzim Bashës, i cili e konsideroi të prishur marrëveshjen e 5 Qershorit të arritur në Këshillin Politik.Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME