Categories Lajme, Turizëm

Thethi, magjia turistike që tërheq mbi 500 turistë vendas e të huaj në fundjavë

Thethi, 70 km larg Shkodrës, i cilësuar si një magji turistike dhe një fshat që duket sikur ka dalë nga përrallat po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Në këto ditë të nxehta vere sidomos në fundjavë shumë turistë vendas, preferojnë të zgjedhin Thethin, për të shijuar natyrën e bukur, ajrin e freskët dhe ushqimet bio të zonës.

Drejtori Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se “që prej daljes nga izolimi Thethi filloi të frekuentohej nga turistë të shumtë, ku 90% e të cilëve janë vendas. Në ditët e javës nuk ka ndonjë shifër të lartë, ndërsa në fundjavë janë mbi 500 turistë që vijnë për të shijuar bukuritë natyrore të Thethit”. “Ndër turistët e huaj që kanë ardhur këtë periudhë në Theth janë francezëm çekë, polakë, ndërsa të shumtë janë edhe qytetarët nga Kosova, të cilët gjithnjë e më shumë përveç detit preferojnë edhe Alpet”, – tha Dardha.

Sipas tij, ndër pikat më të vizituara nga turistët janë Shtegu Theth- Valbonë, Theth –Pejë, Ujëvara,  Kanioni, Syri i Kaltër, Shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Elda një 25 vjeçare nga Tirana që vizitoi këtë fundjavë Thethin, shprehet për ATSH-në se “është e hera që vizitoj Thethin, jam mrekulluar nga bukuria natyrore e këtij fshati, sidomos nga Ujëvara ku bashkë me shoqërinë tonë kaluam disa orë në ajrin e pastër dhe freskinë që ofron uji që buron prej saj”.

Do të vij përsëri në Theth, shprehet Elda, ndërsa shton se “përveç bukurive natyrore më pëlqyen shumë edhe gatimet tradicionale të zonës të përgatitura me produkte bio”. Ndërsa Albano, një 30 vjeçar nga Vlora thekson se “më pëlqen shumë turizmi malor, kam vizituar Valbonën, Voskopojën, Kukësin, por në Theth është hera e parë që vij. Po kalojmë një fundjavë ndryshe, duke u shkëputur nga jeta e qytetit dhe shijuar ajrin e pastër dhe këto bukuri mahnitëse të  Alpeve shqiptare”.

“Së bashku me grupin tonë të shoqërisë përshkuam disa prej shtigjeve të Thethit, ku peizazhi që ofrohej prej tyre ishte mahnitës”, – tha ai.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Ai rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë. Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Këto janë disa prej arsyeve që shumë vizitorë të huaj dhe vendas vijnë në Theth në çdo stinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME