Categories Lajme

Nëna punëson vrasës me pagesë për të ekzekutuar fëmijët e saj: Shkak bëhet trashëgimia

Një grua ruse është akuzuar se ka punësuar një vrasës me pagesë, për të vrarë fëmijët e saj për shkak të trashëgimisë së tyre.

Policia në Krasnoyarsk, qyteti i dytë më i madh në Siberi, arrestoi 67-vjeçaren javën e kaluar.

Pamjet e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në Telegram, tregojnë tre oficerë me rroba civile që e ndalojnë pensionisten jashtë shtëpisë së saj.

“A e kupton pse të kemi ndaluar?”, e pyet njëri prej tyre në rrugë, ndërkohë që i vë prangat.

E habitur, gruaja përgjigjet: Jo.

Thuhet se ajo urdhëroi vrasjen e djalit dhe dy vajzave të saj, në mënyrë që të mund të bëhej pronare e vetme e një prone familjare.

Ajo ndau planin e saj me shoqen e saj, e cila e ndihmoi të gjente një vrasës me pagesë, i cili më vonë u pagua 80,000 ₽, ose pak më shumë se 810 £ për të bërë punën.

Plani i saj u ekspozua në ditën kur vrasësi me pagesë, duhej të nxirrte një nga vajzat e saj jashtë.

Fotot e shpërndara nga policia tregojnë grumbullin e parave, që ajo dyshohet se i kishte nxjerrë për të bërë pagesën.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet: Punonjësit e departamentit të hetimit penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë në Krasnoyarskoye, arrestuan një të dyshuar për organizimin e vrasjes së fëmijëve të saj.

Operatorët morën informacion se një banore e qendrës rajonale, e lindur në vitin 1956, duke dashur të mbetej pronare e vetme e pasurive të paluajtshme, ka urdhëruar vrasjen e djalit të saj, i lindur në 1978 dhe vajzave të lindura në 1974./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME