Categories Lajme

Nga 45 mijë në 85 mijë lekë/ Rritet çmimi i patentave, por shtohen dhe orët e praktikës!

Kosto për t’u pajisur me një leje drejtimi automjeti pritet të rritet javën e ardhshme dhe kjo vjen si pasojë e një marrëveshjeje që është firmosur nga grupet e interesit të rreth 300 autoshkollave në të gjithë vendin. Nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani pajisja me një patentë të kategorisë B, me masivja për përdorim në popullatë, pritet të shkojë në 85 mijë lekë. Vetëm për mësimin teorik do të paguhen 30 mijë lekë për 36 seanca mësimore, të cilat do të bëhen për 15 ditë.

Ndërkohë, seancat praktike që do të zgjasin 40 minuta secila, do të jenë 34 nga 25 që kanë qenë më përpara. Kjo është rritja e parë që bëhet në 20 vitet e fundit. Pagesat do të bëhen vetëm përmes bankës në 2 këste të ndryshme, përpjekje kjo për të formalizuar tregun. Shoferit të ri i duhet të paguaj edhe 8 mijë lekë shtesë në momentin që pajiset me kartën e patentës në fund.  Në këtë treg ka një numër të konsiderueshëm autoshkollash që nuk tatohen, të cilat shkojnë në më shumë se 50%, të cilat nuk kryejnë as orët mësimore sipas rregullave në fuqi, thonë nga Shoqata e Autoshkollave.

Fjalë është për administrator, që më një Nipt kanë në funksion më shumë se dy apo tre, autoshkolla, që në fakt duhet të kishte secila një nipt. Për këtë arsye, është arritur një marrëveshjeje mes Drejtorinëeë Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe  Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Shoqatës së Autoshkollave, për identifikimin e tyre dhe pastrimin e tregut për të mbajtur vetëm autoshkollat që plotësojnë kriteret në procesin e patentës./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME