Categories Lajme

Nga burgu në QSUT në gjendje kome, e ëma e 28-vjeçarit: E dhunuan, ja çfarë më tha mjeku

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka zbardhur detaje të reja në lidhje me 28-vjeçarin Jani Rustemaj, i cili pas arrestimit për vjedhje u transferua në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrethana ende të paqarta.

Demushi bëri një renditje kronologjikë të asaj që ka ndodhur që nga arrestimi i të riut dhe deri te përfundimi në spital në gjendje kome.

Gazetarja theksoi se i riu, sipas të ëmës së tij, është arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë këpucësh dhe më pas është dhunuar në ambientet e burgut.

Sipas mamasë, mjeku i ka thënë se 28-vjeçarit i është dhënë më shumë metadon seç duhet, ndërkohë që diagnoza ka qenë vetëm ftohje.

“Jani Rustemaj ndodhet tashmë i shtruar në QSUT në gjendje të rënduar shëndetësore për jetën. Burime nga spitali bëjnë me dije se 27-vjeçari është në gjendje kome. Desha të bëjë dhe një kronologji të asaj që ka ndodhur që nga momenti i arrestimit deri tani që i riu ndodhet në gjendje kome.

Ai është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Familjarët kanë bërë kallëzim lidhur me atë çfarë ka ndodhur me djalin e tyre duke iu referuar mungesës së shërbimeve. Nëna e tij pretendon se është dhunuar nga forcat blu. Rustemaj është arrestuar në 12 prill të këtij viti.

Nëna e tij është shprehur se 27-vjeçari ka vjedhur një palë atlete dhe një tapet. Më pas më datë 14 prill ai ndodhej në bllokun e sigurisë dhe ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Shërbimi i burgut ku ndodhej i ka dhënë dhe ndihmën e parë mjekësore. Një ditë më pas ai është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërkohë më 16 prill ai është çuar në burgun 313.

Për shkak të mbingarkesës që ka ky burg, ai është transferuar sërish në Bllokun e Sigurisë së Tiranës. Më datë 17 ai ka shfaqur problematika me shëndetin dhe është dërguar në QSUT.

Nëna ka shkuar në spitalin e burgut ku në fillim nuk i është dhënë informacion. Më pas mjeku i është shprehur se djalit i është dhënë më shumë seç duhet metadon. Në diagnozën që i thanë të ëmës, raportohet se djali kishte vetëm ftohje”, tha Demushi.

Pas denoncimit të së ëmës së 27-vjeçarit, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe AMP-në Tiranë, kanë administruar kallëzimin e bërë si dhe kanë sekuestruar të gjithë praktikën procedurale dhe shëndetësore për këtë të arrestuar.

Janë pyetur më cilësinë e personit që tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, disa punonjës Policie dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë, bëri me dije policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME