Categories Lajme

Nga shtatori Parisi ndalon lëvizjen e mjeteve të “rrezikshme\ Lamtumirë skutera elektrikë ”

Banorët e Parisit votuan me shumicë dërrmuese për heqjen e skuterëve elektrikë nga rrugët e kryeqytetit francez, duke i dhënë një goditje të fortë operatorëve të tyre, e duke i ofruar nga ana tjetër një fitore jo të vogël aktivistëve të sigurisë rrugore.

Mini-referendumi bën që Qyteti i Dritës, dikur një pionier në përqafimin e shërbimeve të e-skuterëve, do të kthehet në kryeqendrën më të madhe të Evropës që do të nxjerrë jashtë ligjit pajisjet e përhapura, të cilat rezervohen në aplikacione të tilla si Lime. Banorëve të qytetit iu kërkua të peshonin pro ose kundër tyre në një konsultim publik të organizuar nga kryetarja e bashkisë, Anne Hidalgo, dhe gati 90 për qind të votave të hedhura, ishin kundër këtyre pajisjeve.

 “Jemi të kënaqur nga ky rezultat. Për këtë kemi luftuar prej katër vjetësh. Të gjithë parizienët thonë se janë nervozë kur ecin në trotuare e kur kalojnë nëpër rrugë. Duhet të hapin sytë mirë, sepse skuterët mbijnë ngado”, tha Arnaud Kielbasa, shoqata “Apacauvi”.

Si gruaja, ashtu edhe vajza e mitur e Arnaud Kielbasas, bashkëthemelues i shoqatës bamirëse që përfaqëson viktimat e aksidenteve me skuter elektronikë. Kanë disa aksidente të tilla fatale që kanë nxjerrë në pah atje rreziqet e këtyre pajisjeve, të cilat mund të merren me qira edhe nga fëmijë 12 vjeç. Gati 100,000 udhëtime kryhen çdo ditë në Francë me e-skuterë të marrë me qira në rreth 200 qytete dhe fshatra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME