Categories Lajme

Nga vrasjet, te plagosjet, si nisi sherri mes shqiptarëve në Padova që përfundoi tek ekzekutimi i 24-vjeçarit

Një arsye banale dyshohet se u bë shkak për sherrin masiv mes shqiptarëve pasditen e së dielës në Padova të Italisë, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën 2 të tjerë. Për ngjarjen e rëndë në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje e tentativë vrasje. Ata u kapën rreth 12 orë pas krimit, gjatë kohës që po tentonin të arratiseshin drejt Shqipërisë.

Këtë të mërkurë ata pritet që të merren në pyetje dhe do dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Ndërsa të enjten, pritet të kryhet autopsia mbi trupin e viktimës, për të kuptuar se cilat ishin goditjet që i shkaktuan atij vdekjen. Sa i përket dy të plagosurve, ata vijojnë të ndodhen në spital. Ngjarja në fjalë ndodhi në hyrje të godinës ku të rinjtë shqiptarë jetonin. Por ndryshe nga sa u dyshua në fillim, motivet nuk kanë lidhje me asgjë kriminale. Asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penale. Sipas mediave italiane që citojnë karabinierët, miqtë u përfshinë në sherr për shkak të ardhjes së një shoku të ri dhome. Kjo duket se është edhe pista kryesore e ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë lagjen e Forcellini pasditen e 23 Korrikut.

Autoritetet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, një thikë kuzhine, e cila u gjet brenda apartamentit ku jetonin të rinjtë, së bashku me thikat e tjera të përdorura nga autorët e dyshuar. Pas krimit, vëllezërit Rakipaj ishin rikthyer në shtëpi për të bërë gati një çantë në mënyrë që të arratiseshin, pa u shqetësuar që t’i fshihnin thikat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME