Categories Lajme

Policia e Shtetit/Masa për parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Policia e Shtetit/Masa për parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, strukturat e Policisë në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.

Marrja e masave parandaluese ka fillur që në muajin janar, me hartimin e planit të masave, zhvillimin e takimeve me prefektët e qarqeve, kryetarët e bashkive, administratorët e njësive administrative dhe kryetarët e fshtarave.

Ndërkohë, nga SPZ-të e zonave është marrë kontakt me të gjithë barinjtë që shfrytëzojnë sipërfaqe kullosore, që të tregojnë kujdes maksimal për të mos shkaktuar zjarrvënie, qoftë dhe nga pakujdesia.

Megjithë punën parandaluese të bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe masat ndëshkuese për autorët, javën e fundit është konstatuar një rritje e rasteve të zjarrvënies në sipërfaqe bujqësore dhe kullosore dhe për pasojë zjarri është përhapur në sipërfaqe shumë më të mëdha.

Për të gjitha rastet e konstatuara të rënies së zjarrit, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori, si dhe janë njoftuar menjëherë prefekti, emergjencat civile dhe kryetari i bashkisë në zonën ku është shfaqur vatra e zjarrit.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga hetimi, nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin, nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka patur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore. Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

Në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga strukturat vendore të Policisë që të intensifikojnë veprimet parandaluese, zbuluese dhe ndëshkuese. Të bashkëpunohet me qytetarët, pushtetin vendor, emergjencat civile dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në pyje e kullota. Gjithashtu, të mbështeten emergjencat civile, me forca policore, si dhe të bashkëpunohet me të gjitha strukturat, për parandalimin e rasteve të tilla.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata shtetas që me dashje apo nga pakujdesia djegin pyjet, sipërfaqet kullosore apo pronat private.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME