Categories Lajme

Ngrihet qeveria, Ahmeti: Një shqiptar do të drejtojë Maqedoninë për 100 ditë

Koalicioni i LSDM dhe BDI tashmë kanë finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes, duke bërë që qeveria në Maqedoninë e Veriut të formohet tashmë.

Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dalin në konferencë të përbashkët për shtyp. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Ai theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI.

Ndërsa Ali Ahmeti tha: “U finalizua arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisjen apo koalicionin për të drejtuar vendin 4 vitet e ardhshme. Pikërisht ky moment ndodh kur vendi përballet me krizën nga epidemia dhe pasojat që shkakton ajo. Duke patur prioritet gjithmonë qytetarët vendit i duhen konstituuar organet që ata të kenë jetën më të sigurtë e më të qetë. Jam i bindur se vendimi ynë i sotëm është mirëpritur nga çdo qytetar. Sigurisht që edhe mirëpritet nga partnerët tanë të cilët kanë ndihmuar që vendi ynë të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Është me rëndësi të theksohet se ky koalicion ndërtohet në parime për mbarëvajtjen e proceseve më të rëndësishme në end. Jam i bindur që ne sot i ke mik bërë një shërbim të mirë vendit dhe qytetarëve tanë. Jam i bindur se ky partneritet që po ndërtohet në këtë mandat 4 vjeçar do të jetë nga më të suksesshmit. Ju uroj suksese qeverisë së ardhshme, ju uroj suksese dhe mbarëvajtje të punëve të këtij koalicioni si dhe nuk dua të marr kohë nga koha juaj. Të gjithë ato që tha zoti Zaev i kemi dakordësuar, zoti na ndihmoftë!”

I pyetur nga gazetarët se nëse kjo marrëveshje ishte ajo që kërkohej nga Ali Ahmeti, kreu i BDI tha:

“Mendoj që të gjithë ju keni përcjellë të gjithë fushatën. Sigurisht që ideja është për ti afruar njerëzit dhe jo për ti larguar. E tha edhe zoti Zaev, në Maqedoni ka patur ministër të mbrojtës, kryetar parlamenti shqiptar, çështja e kryeministrit ka qenë që ti afrojë komunitetin shqiptar për të qenë më të bashkuar dhe duhet përshëndetur guximi i zotit Zaev që në 100 ditë do të jetë një shqiptar për kryeministër. Sigurisht që këto 4 vite janë bërë punë të guximshme, punët e guximshme bëjnë guximtar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME