Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një ditë të shënuar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pas arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë së re midis Zoran Zaev nga LSDM dhe Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim. “Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, shkruan Rama.
Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zyrtarizuan marrëveshjen e arritur midis partive për formimin e koalicionit qeveritar.
Mandatari Zaev theksoi se marrëveshja ka për bazë një mandat katërvjeçar ku ai do të jetë kryeministër deri në fund të tij. Por siç tha në 100 ditët e fundit, Qeveria do të udhëhiqet nga kryeministër i propozuar nga BDI, ideja e kryeministrit shqiptar që ishte pjesë e fushatës së kësaj partie, informon INA.
Ai tha se faleminderon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për mençurinë, durimin dhe përkushtimin për këtë marrëveshje për të mirën e vendit. Në vetë marrëveshjen BDI tregoi madhështi dhe virtyt për të ardhmen e shtetit dhe interest e qytetarëve dhe për suksesin e vendit. Dua të përmend se pjesë e marrëveshjes është heqja e Qeverisë teknike. Por ne si partner koalicioni jemi dakorduar që 100 ditë para zgjedhjeve, partitë me propozim të BDI-së të caktojnë një kandidat për kryeministër. Kjo është në kuadër të ndërtimit të mirëbesimit”, theksoi Zaev.
