Categories Lajme

Ngushtohet ‘rrethi’ i Faruk Ozer, kapèn kunata dhe tezja e tij

Policia turke pas ndalimit të bashkëpunëtores më të afët të Ozer, ka arrestuar tezen e krijuesit të kriptomonedhës Thodex, teksa vijojnë hetimet për lokalizimin e këtij të fundit. Si pjesë e hetimit të kryer nga kryeprokurori turk, është ndaluar dhe kunata e Ozer, Güven Özer.

Në total u arrestuan 82 të dyshuar, të cilët mund të kenë informacion për vendodhjen e mashtruesit më të madh në historinë e Turqisë, si dhe dyshohen si të përfshirë në skemën e mashtrimit të krijuar nga Ozer. Ndërsa 37 të dyshuar u lanë të lirë pasi dhanë deklaratat e tyre përballë hetuesve., masat e kontrollit gjyqësor u aplikuan për 36 të dyshuarit.

Rana Azap, punonjësi i kompanisë përgjegjëse për financat, u arrestua pas dhënies së deklaratës së tij në organet ligjzbatuese turke. Kujtojmë se Ozer akuzohet për vjedhjen e rreth 2 miliardë dollarë nga 300 mijë klientë pjesë e kompanisë së tij të kriptomonedhave Thodex.

Sipas të dhënave të policisë, por edhe mediave Turke, Özer fluturoi për në Tiranë me një biletë që e bleu nga një kompani ajrore shqiptare. Ai u prit në Tiranë nga një çift shqiptarësh me të cilët kishte krijuar kontakte gjatë vizitës së tyre në Turqi. Fillimisht, ai dyshohet se qëndroi në zonën e pazarit të ri në banesën e çiftit shqiptar e më pas te Myslym Shyri pasi në media qarkulloi se ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve të Interpol.

Nga këtu dyshohet se Ozer ka qëndruar në një hotel në zonën e Zogut të Zi, ndërsa dy netët e tjera në një hotel pranë ish-21-dhjetorit. Policia shqiptare ka informacion se prenotimi i hotelit ishte bërë nga çifti shqiptar të cilët janë marrë në pyetje, por nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e të riut miliarder.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME