Categories Lajme

Nis bllokimi i makinave të vjetra në dogana

Autoveturat e prodhuara 10 vjet më parë nuk janë lejuar këtë të hënë të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Çdo mjet i prodhuar para vitit Dhjetorit të vitit 2008, i nisur drejt vendit tonë, nuk është pranuar të zhdoganohet.

Por doganat kanë refuzuar të zhdoganojnë edhe mjetet e futura më parë në Shqipëri, por që nuk kanë kryer procedurat e zhdoganimit.

I tillë është rasti i një qytetari, që e ka sjellë makinën e tij prej muajit Maj të këtij viti.

“Kam një ‘Opel Zafira’, është e vitit 2007. Kam që në muajin Maj këtu dhe erdha për zhdoganimin. Na thonë që në datën 2 ka hyrë në fuqi një ligj që nuk e lejon zhdoganimin”.

“Shumë mjete kanë hyrë përpara miratimit të këtij vendimi dhe sot më vijnë në zyrë dhe nuk u përgjigjëm dot për kryerjen e doganës. Të paktën për 3 qytetarë nuk kam vepruar dot. Një nga qytetarët e ka makinën të 2002 dhe ka hyrë në Qershor të 2018 dhe unë nuk i kryej dot procedurën e zhdoganimit”, thotë agjentja doganore Afërdita Kraja.

Shkak është bërë vendimi i Këshillit të Ministrave për të mos lejuar importin e automjeteve me mbi 10 vite prodhim pas datës 2 Dhjetor 2018.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Trasportit Rrugor shpjegojnë se ky vendim nuk parashikon asnjë përjashtim.

“Doganat nuk mund të zhdoganojnë mjete më shumë se dhjetë vjet, kjo është detyrë e Drejtorisë së Doganave”

Në vendin tonë rezultojnë në qarkullim rreth 490 mijë mjete që janë me mbi 10 vite prodhim. Vetëm dy muajt e fundit pas bërjes publike të vendimit për ndalimin e automjeteve të përdorura, në DSHPRR janë regjistruar 7727 automjete. Ndërkohë automjetet, të cilat tashmë kanë hyrë në territorin shqiptar, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit të targave, kanë afat deri në 1 Mars 2019 për kryerjen e procedurave të nevojshme, pas kësaj date nuk do mund të regjistrohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME