Categories Politike

Akuza për plagjiaturë/ A ka kopjuar ministrja e Shëndetësisë temën e doktoraturës?

Ishte fillimisht “Lëvizja Për Universitetin” që denoncoi publikisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për plagjiaturë. Sipas këtij denoncimi, ministrja ka kopjuar thuajse në çdo germë nga puna shkencore e një diplomanti për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut të quajtur, Fannie Mnisi.

“Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli në Afrikë me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës” – thuhet në denoncimin ku publikohen edhe disa linqe me rastin në fjalë.

Pak orë më pas dhe pasi kjo akuzë u bë virale në internet ministrja e Shëndetësisë reagoi. Ajo thotë që në krye se Doktoratura e saj është realizuar bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por ministrja pranon se “ka marrë 4-5 citime” nga puna e dikujt tjetër.

“Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës” –thotë ministrja ndër të tjera.

“Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e” – e mbyll Manastirliu duke shtuar: “Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet”.

Për të përforcuar versionin e saj ministrja ka shpërndarë edhe një reagim të Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë e cila thotë se punimi është origjinal.

Kjo akuzë vejn vetëm pak kohë pasi Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor dhe më pas ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME