Lajme

Nis gjyqi kundër Salvinit për bllokimin e varkës me refugjatë

Gjyqi kundër ish-ministrit të Brendshëm Matteo Salvini ka nisur sot në Palermo për akuzën e privimit të lirisë të 147 refugjatëve që ishin në bordin e një anijeje në gusht të 2019.

Salvini, i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, nuk kishte dhënë lejen e nevojshme që anija të ankorohej për disa ditë. Në gjyq do të merren në pyetje gjithsej 26 dëshmitarë dhe nëse dënohet, atë e presin maksimumi 15 vite në burg.

“Nuk është përgjegjësia ime, por përgjegjësi kolektive e qeverisë së atëhershme Conte”, tha Salvini.

Gjyqi i radhës është caktuar në 17 dhjetor. “Të shpëtosh jetë nuk është një k rim, por një detyrim jo vetëm i çdo guvernatori, por i të gjitha shteteve. Zgjedhja e një porti të sigurt është një akt humanitar,” tha Oscar Camps, themelues dhe drejtor i OJQ-së Open Arms.  Ndërkohë, sot në Pozzalo të S içilisë zbarkuan 406 refugjatë. Mes tyre janë 152 të mitur. Në bord ndodhej edhe një foshnjë tetë ditëshe, e cila ka lindur në bord.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: