Categories Lajme

Rama: Egjipti mirëpriti shumë emigrantë shqiptarë, kemi rrënjë të thella të miqësisë

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Republikës arabe të Egjiptit, Mostafa Madbouly. Kryeministri falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga Egjipti. Ai gjithashtu theksoi se ky vend i ka mirëpritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç ka pritur edhe emigrantë nga shtete të tjera.

Më tej tha se muajin tjetër pritet që në Tiranë të zhvillohet një takim mbi çështjet ekonomike.

“Më lini të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen që përcaktohet me ndjenjë e fortë të miqësisë. Po ashtu edhe për takimin me presidentin të cilit dua ti shpreh publikisht falënderimet. Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar që është sot, nuk duhet harruar që për shumë dekada sidomos nuk shfaq si ëndrra amerikane,, me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut. Është një nder dhe e marr me krenari të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë.

Nuk dua të flas për të shkuarën apo shtigjet që Muhamet Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij që ishte imponuese, ndonjëherë ka mbetur pak në hije. Rrethuar nga gjeneralë e komandantë Muhamed Ali i kushtoi një rrugë të tërë punonjësve shqiptarë. Egjipti mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët.

Më duhet të them se shqiptarët qoftë të mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë . Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre dhe dhanë shumë për këtë vend”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME