Lajme

Nis vaksinimi i 250 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova, sot në Kukës edhe Rama

Në Kukës pritet të mbërrijnë 250 mjekë e personel shëndetësor i Kosovës ku do t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit gjatë ditës së sotme.

Abcnews.al mëson se ky proces do të bëhet në ambientet e pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”. Njësia vendore e shëndetësisë ka nisur nga puna për përgatitjen e ambienteve.

Vaksinimi i personelit mjekësor të Kosovës në Kukës do të ndiqet nga afër edhe nga kryeministri  Edi Rama. Në total janë 500 mjekë dhe infermierë që do të marrin dozën në Kukës. Ndërkohë, sot pritet të vaksinohet gjysma, dhe pjesa tjetër në ditët në vijim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: