Categories Lajme

VIDEO/ Xhami i pasagjerit ‘shoshë’ nga breshëria e plumbave, pamjet nga makina ku u qëllua “Mond Çekiçi”

Kjo është makina në të cilën u ekzekutua mëngjesin e sotëm, Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si Edmond Çekiçi. Nga pamjet shihen shenjat e  plumbave në xhamin e derës së automjetit nga ana e pasagjerit, duke lënë të kuptohet se autori ka qëlluar me breshëri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës. Siç raporton gazetari Leonidha Musaj, Çekiçi udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Në këtë moment ka dalë shoferi i tij për të pyetur çfarë po ndodh.

Ndërkohë, një nga personat në mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin dhe janë larguar me një mjet tip Benz me targa të vjedhura në Tiranë, i cili është braktisur dhe djegur nga autorët në Katund Sukth, Durrës. Sipas burimeve të policisë ishin dy persona të maskuar, që organizuan e kzekutimin e 40-vjeçarit.

Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

40-vjeçari njihej në Durrës si ish anëtar i bandës së Lulzim Berishës. Ai ishte emër mjaft i skeduar për policinë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra penale. Për herë të fundit ai është arrestuar pasi u kap me a rmë në shtator të vitit 2020, ndërsa u lirua nga b urgu pasi dyshohej se kishte shenja të Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME