Categories Lajme

Nuk fitoi BBV, por famën! Krist Aliaj gati për t’u rikthyer në ekran, sfida për të zgjedhur vajzat e bukura

Kristi Aliaj ishte konkurrenti që doli në finale me Luizin. Kur askush nuk e priste, banori u shndërrua në një lojtar të fortë, duke e çuar këtë lojë deri në fund, por pa mundur të prekë fitoren.

Megjithatë, atë çfarë po kërkonte, Kristi duket se e gjeti. Djali i Robert Dragot Aliajt, u kthye nga Belgjika për të gjetur famën në Tiranë, por pse jo edhe një vend pune dhe tashmë ia ka dalë. Bëhet me dije se sezonin e ardhshëm, Kristi do të jetë pjesë e formatit “E diell”.

E konkretisht, atij i është besuar posti i jurisë në “She’s on top”, format ky ku vajzat e reja provojnë aftësitë në modeling, modering e shumë sektorë të tjerë. Në sezonin e ri, Kristi do të jetë ai që do të vlerësojë imazhet e reja. E duke marrë parasysh edhe shijet e tij kritike, na i merr mendja sesa punë të vështirë do të ketë për vajzat konkurrente. E pas disa javësh pushim, tashmë finalisti ka nisur edhe të jap intervistat e para rreth formatit. I pyetur nëse do ta ripërsëriste këtë eksperiencë, Kristi tha se ndoshta në një vend tjetër…

“Është eksperiencë shumë ripërtëritëse. Mund ta bëja në një vend tjetër. Por, jo në Shqipëri. Do ndryshoja disa gjëra, do e bëja më ekstreme. Ishte shumë ‘glamour. ‘Glam’ të vërtetë nuk kishte, gjithë pseudo-glam. Por, më ‘glam’ ishin vajzat. Nuk më pëlqeu ky ekstremi nga e përditshmja te ‘glam’ direkt. Më dukej shumë e shëmtuar”.

Duke folur për komentet dhe impaktin e tij në publik, Kristi deklaroi se ka marrë shumë komplimente për edukatën e treguar. Por, shtoi se nuk ka qenë thjesht i edukuar, por edhe i duruar, kreativ dhe kurioz.

“Nuk kam treguar vetëm edukatë. Kam treguar durim, kuriozitet, kreativitet, një pjesë timen artistike. Ato kanë qenë pikë kulminante se kisha qejf të shprehesha”.

Por, a e meritonte Luizi fitoren? Ja si shprehet Kristi… Po, Luizi e meritonte fitoren. U përgatit. Kishte kuptuar situatën që krijohej. Kishte nevojë më shumë se të tjerët. Ishte shansi i tij i fundit. Nëse do dështonte këtu do ishte rëndë. I rrezikoi të gjitha. I vuri gjithë kartat në tavolinë. U dorëzuan të gjithë përballë tij. Dhe unë kisha momente, dorëzim në tentativë.

Unë shihja se si banorët përuleshin, dinin gjëra, i komunikonin në mënyrë indirekte. Nuk kishte fare respekt, por vetëm interes. Më erdhi gjynah për Luizin. Unë me të isha i vërtetë. Edhe për mua ishte një shans i fundit. Por, u shkëputa nga rutina në Belgjikë. Dhe po marr një ndjesi që edhe për mua ka qenë shansi i fundit për një jetë madhështore.

Por, kur kjo eksperiencë i shërbeu për famën dhe një post brenda “Top Medias”, shuma e parave që mori nuk e ka kënaqur aspak. Kujtojmë se ish-banori i BBV fitoi çmimin e dytë, 10 mijë euro, ndërsa çmimin e parë e mori këngëtari Luiz Ejlli. Gjatë një interviste për “Wake Up”, Kristi tha se 10 mijë eurot që fitoi nuk janë një shumë e madhe dhe se sipas tij me to nuk mund të bësh asnjë gjë. Sipas tij këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME