Categories Lajme

Nuk kallëzoi krimin, ky është shoku i arrestuar i Habib Rexhës, zbulohet makina dhe arma e krimit

Policia e Kavajës ka arrestuar Ervis Kurtin, shokun e Habib Rexhës, i cili vrau me një plumb në kokë Arian Gosën.

Kurti u shoqërua në ambientet e Komisariatit mbrëmjen e të martes ku u mor në pyetje nga prokurorët dhe agjentët e krimeve në lidhje me dinamikën e vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa. Habib Rexha ka qënë i shoqëruar nga miku i tij Ervis Kurti ditën e krimit. Madje vetë ai e ka ndihmuar Rexhën që të largohej drejt Durrësit menjëherë sapo kreu vrasjen.

Në dëshminë e tij autori ka thënë se Kurti nuk kishte dijeni për ekzekutimin që do të kryente, por thjesht e ka shoqëruar pasi e ka shok prej kohësh. Kjo deklaratë nuk i ka bindur efektivët e policisë te cilet pas shoqërimit i kanë vendosur prangat të riut nën akuzën e përkrahjes së vrasesit.

Gjithashtu mesditën e të martes, u vetëdorëzua në policinë e Kavajës Habib Rexha. Arratia e tij zgjati afro 48 orë. Pas negociatave me familjarët dhe me policinë, autori vendosi që të vetëdorëzohej per tu përballur me drejtësinë. Ndërkohë që policia sekuestroi edhe armën dhe makinë e autorit, që ishin fshehur në Durrës.

Pasditen e te dieles, Habib Rexha i vetëm u afrua pranë një lokali ku ishte ulur Arian Gosa me babain e tij.Autori nxorri pistoletën dhe qëlloi me plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë është rasti i dytë mes dy fiseve brenda pak muajve që tronditi Kavajën.

Në mars të këtij viti u përfshi në një konlikt Edmond Gosa, vëllai i Arjanit dhe Altin Rexha, vëllai i autorit të krimit. Pas konfliktit me njëri-tjetrin për shkaqe banale, të dy mbetën të vrarë pasi qëlluan ndaj njëri-tjetrit me armë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME