Categories Lajme

Nuk u kujdesën për vajzën 2-vjeçare, shqiptari tmerron mjekët

Me sëpatë në dorë, një qytetar nga Kosova me inicialet R.H gjatë ditës së djeshme ka hyrë në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Meqë mjekët në këtë qendër nuk i kishin ofruar shërbim vajzës së tij dy vjeçare, për shkak të grevës në institucionet shëndetësore në gjithë vendin, ai i revoltuar i ishte vërsulur mjekut kujdestar, të cilin donte ta sulmonte me sëpatë.

Ai nuk ka qëlluar mjekun, por vetëm tavolinën e zyrës dhe është larguar, por është arrestuar nga policia me vonë. Edhe pse kishin shpëtuar nga dëmtimet fizike, personeli mjekësor në këtë qendër mjekësore është tmerruar nga ajo që ka parë.

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë se kanë reaguar menjëherë duke e arrestuar të dyshuarin. Ai ka shpjeguar në detaje se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Gjatë ditës së djeshme në mbrëmje nga ora 19:00 një qytetar ka dërguar një fëmijë në ambulancë dhe ata i kanë thënë që jemi në grevë dhe ai është nervozuar dhe ka tentuar ta sulmojë mjekun me sëpatë, por nuk i ka shkaktuar asnjë lëndim. Ka tentuar ta sulmojë vetëm mjekun kujdestar, sepse ai nuk i ka ofruar ndihmën atij dhe ai është revoltuar dhe i ka mëshuar tavolinës. Policia ka reaguar menjëherë, e ka arrestuar atë. Ai është ndalur për 48 orë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME