Categories Lajme

Operacioni i policisë në Vlorë, kapet një person

Kapet i kërkuari për tentativë vrasje në Orikum

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operativese se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij dhe konkretisht:

Erjon Çeloaliaj, 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proçeduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Erjon Çeloaliaj dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME