Categories Lajme

“Pajisje e dyshimtë në Jug”/ Eksperti Ervin Karamuço ngre alarmin: Operacion shumë i madh i ushtrisë, në kufijtë e një akti terrorist! Nuk e kishin pritur që…

Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit.

“Në Jug kanë gjetur disa aparate të amplifikimit të zhurmave të forta në bunker, me tela dhe bateri. Më erdhi denoncimi nga një qytetar. Duhet lajmëruar ushtria se disa objekte aty rrotull janë të rëndësisë së veçantë.

Disa informacione po hetohen. Ka mbërritur ushtria, sigurisht që ka hetime, përfundimi i parë është që këto pajisje janë të bombardimit zanor.”, tha Karamuço.

Më tej ai shtoi se nuk dihet kush është arsyeja dhe autorët që i kanë vendosur, dhe nëse janë agjentura të huaja apo trafikantë shqiptarë.

Ai foli për dëmtim i sistemit tonë të mbrojtjes dhe dëmtim të sistemit bregdetar, teksa bëri të ditur për MCN Live se rasti po hetohet.

“Ne jemi ushtri e NATO-s, nuk iu falet reparteve ushtarake, të mos kontrollojë nëse ka intereferenca agjenturore, apo të trafikantëve. Ne duhet të jemi në gatishmëri në zonat bregdetare.

Denoncimi u bë nga një qytetar dhe pres se pasi të verifikohet kjo ngjarje të dekorohet. Ka ndenjur aty deri sa të vinin forcat. Ka bërë një akt të shquar civil i kam thënë mos fotografo, se janë disa procedura që ndiqen.

Po hetohet si ngjarje, ka pasur interes së lartë i kanë zhvendosur aparaturat në laborator. Tani është çështje hetimore, po bëhet një hetim i kryqëzuar edhe nga ana e organeve ligjzbatuese edhe nga organet inteligjente.

Dje është marrë si batutë dhe kanë thënë që profesori po bën teori konspirative, por është ngjarje reale. Duke e njohur shumë mirë ligjin për informacionin e klasifikuar nëse flas më shumë se aq bëj dy herë gabim.

Kanë qenë më shumë se dy pajisje, aktualisht operacion shumë i madh nga forcat ushtarake, nuk e kishin pritur. Deri në kufijtë e një akti terrorist për dëmtimin e mbrojtjes bregdetare. Kërkohet destabilitet i Ballkanit dhe Shqipëria nuk mund të jetë jashtë kësaj harte.”, tha Karamuço.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME