Categories Lajme

Paketa e Sigurisë, Balla nga Përmeti: Nxis nxënësit për të rritur bashkëpunimin me Policinë, të ruajmë emrin e mirë të qytetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës në jug të vendit u ndal në gjimnazin “Sami Frashëri” në Përmet, i cili ka mbi 200 nxënës, për të folur mbi Paketën e Sigurisë në Shkolla.

I shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë, Ministri tha se Përmeti ka një emër të rëndësishëm sa i përket sigurisë me një numër të ulët të veprave kriminale ndër vite.

Ai nxiti nxënësit, Këshillin Rinor për të rritur bashkëpunimin me oficerët e sigurisë dhe Policinë, për të ruajtur emrin e mirë të Përmetit.

“Gjithmonë ka tentativa nga individë të caktuar për të përfshirë nxënës në përdorimin e lëndëve narkotike. Ju nxis të merreni me sport e lexim, e aspak me përdorimin e narkotikëve, pasi janë dëm për shëndetin tuaj dhe dëm i madh financiar për familjet tuaja“, iu drejtua Balla, nxënësve.

Ai shtoi se Policia do të bëjë gjithçka për të izoluar dhe parandaluar fenomenin e shpërndarjes së këtyre lëndëve.

Balla tha se duhet reaguar me forcë kundër bullizmit apo dhunës me bazë gjinore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku i ftoi nxënësit të jenë bashkëpunues duke informuar në kohë Policinë për çdo rast, brenda apo jashtë shkollës. Përfaqësues të nxënësve thanë se parandalimi është shumë më tepër efektiv, për të rritur sigurinë kudo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME