Papa Françesku thotë se marrëdhënija jashtëmartesore nuk është mëkati më i rëndë. Gjatë një konference për media, Ati i Shenjtë tha se mëkatet e trupit nuk janë më të rëndat. Sipas tij, dy mëkatet më të rënda janë krenaria dhe urrejtja. Komentet e papës vijnë pas dorëheqjes së Arqipeshkvit të Parisit, Michel Aupetit, pas zbulimit të marrëdhënies me një grua.
Ky i fundit i mohoi akuzat dhe tha se nuk kishte patur marrëdhënie intime me gruan, por shtoi se po dorëhiqet për të mos i shkaktuar dëm Kishës Katolike. Një zëdhënëse e dioqezës tha se marrëdhënia e tij me gruan ishte “e errët” dhe nuk përfshinte as s eksin dhe as dashurinë.