Categories Lajme

Berat, Hidhnin skedina përmes telefonit, policia vë në pranga 2 bastexhinjtë

Policia e Beratit ka goditur ditën e sotme një aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Specialistët e Hetimit të Krimit në stacionin e policisë së bashkisë Dimal, arrestuan 2 persona, si dhe proceduan penalisht 3 të tjerë të cilët u kapën duke ushtruar aktivitetin e llotove sportive në ambientet e një lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për hedhjen e skedinave online. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë , Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat dhe Stacionin e Policisë Dimal konstatuan dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasit L.V., 53 vjeç, dhe F.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Dimal proceduan penalisht shtetasit A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A.K, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, lloto sporti online shtetasit V.B dhe D.P.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME