Categories Lajme

“Pati të shtëna”/ Zbardhet sherri për vendparkimin në Gramsh, pranga 30 vjeçarit, në kërkim i vëllai

Ndonëse nga policia u raportua si një sherr banal me grushte për vendparkimin, sot është  bërë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes së 20 korrikut në Gramsh, ku konfirmohet se ka patur edhe të shtëna me armë zjarri.

Në reagimin e radhës lidhur me kete ngjarje, policia tha se është arrestuar një 30-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij 26 vjeç. Ndërkohë, një tjetër person, pasi është shoqëruar në komisariat, është lënë i lirë, pasi kundërshtoi punonjësin e policisë. Po ashtu, në gjendje të lirë po ndiqet edhe një 34-vjeçar.Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 30 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim. Momentet e arrestimit të këtij shtetasi nga Policia, pas konfliktit, janë shfaqur edhe në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi R. H., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë sportive.

Këta dy shtetas janë konfliktuar mbrëmjen e datës 20.07.2023, me 3 shtetas të tjerë, për shkak të vendparkimit të automjeteve.

Gjithashtu për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M., 20 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe ndaj shtetasit V. K., 34 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sqarojmë se të gjitha veprimet procedurale (shoqërimi, arrestimi) i këtyre shtetasve është bërë konform ligjit dhe procedurës standarde të punës së Policisë së Shtetit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. H., si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME