Categories Lajme

Pazaret me çmimin, energjia u shit lirë dhe u ble shtrenjtë nga qeveria, Elezi: Shteti të ndërhyjë

Blerja e çmimit të energjisë 3-fish më shtrenjtë se vitin e kaluar ka ngritur pikëpyetje të shumta nga ekspertë të fushës në një kohë kur vitin e kaluar Shqipëria arriti një sasi rekord të energjisë elektrike pas investimeve të bëra në kaskadën e Drinit. Ajo që ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit duhet se do të sjellë sot krizën. Dhe çfarë ka ndodhur është shitje e energjisë shumë më lirë.

“Ky vit ishte viti kampion për prodhimin e energjisë elektrike. Realisht kështu është, është prodhuar 7  terawatt energji elektrike. Këtu në Shqipëri është shitur gati 1.3 ose 1.4  terawatt  dhe me çfarë çmimesh janë shitur? Me çfarë çmimesh e shiti KESH-i para një muaji energjinë elektrike?” Eduard Elezi, ish-drejtori në Entin Rregullator të Energjisë Elektrike thotë se qeveria duhet të ndërhyjë duke i dhënë kredi në formën e borxhit kompanive të sistemit të energjisë elektrike.

“Pjesa e mundësisë së ndërhyrjes shtetërore duke parë një planifikim nga buxheti i shtetit të zërave të cilët nuk janë shumë të domosdoshëm, mund të hiqte fonde nga këto zëra dhe t’ia kalonte kompanive në formë huaje ose në formë të ndryshme.” E nëse do të ketë rritje të çmimit ët energjisë një krizë ekonomike do të jetë e afërt thotë Elezi. “Nëse këto kosto i faturohen qytetarëve shqiptarë atëherë normalisht që do të jetë një krizë ekonomike për Shqipërinë.”

Qytetarët thonë se kanë filluar të ndjejnë që tani barrën e rëndë të çmimeve të kripura, madje shtojnë se pamundësia ekonomike për përballimin e tyre ka sjellë edhe konflikte familjare dhe dhunë. “Shumë e vështirë, unë jam një pensioniste me 150 mijë lekë. Le të rriten, ai thotë të vdesin nejrëzit, mos të rrinë gjallë.”

“Tani fillojnë problemet, do zihesh me gruan, me kalamajtë.” Ata thonë se rritja e çmimeve duhet të jetë në proporcion me pagat dhe pensionet pasi në këto kushte nuk ja dalin dot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME