Categories Lajme

Pedagogët peticion për ligjin e “Arsmit të Lartë”

Sot në mëngjes, pedagogët e Fakultetit të Histori-Filologjisë, kanë firmosur një peticion ku kanë kërkuar abrogimin e ligjit për “Arsimin e Lartë”.

“Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare” shkruajnë pedagogët në peticionin e tyre.

Ata shprehen në peticion se problemet janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015.

Ndaj pedagogët kërkojnë:

Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.

Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.

Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.

Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.

Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:

Garantimi i të drejtave studentore

Financimi i dijes

Cilësia e mësimdhënies

Demokratizimi i universiteteve

Autonomia e universiteteve

Rritja e transparencës

Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës

Artan Fuga,

Mark Marku,

Romeo Hanxhari,

Lili Sula,

Agron Gjekmarkaj,

Erka Caro,

Sokol Axhemi,

Sabri Laci,

Ermal Baze,

Mimoza Gjokutaj,

Gentiana Kera,

Genta Skuraj,

Eno Popi,

Jonila Godole,

Ramadan Cipuri,

Edlira Mecaj,

Loreta Axhami,

Dhurata Shehri,

Ervin Goci,

Albana Kosovrasti,

Ornela Hasrama,

Rrapo Zguri,

Arben Belba,

Vjollca Osja,

Linda Meniku,

Edlira Tonuzi,

Eljan Doce,

Viola Isufaj,

Sonila Papathimiu,

Sonila Xhafa,

Enriketa Papa,

Raimonda Nelku,

Zylyftar Bregu,

Elsa Skenderi,

Ymer Ciraku,

Edlira Kola,

Merita Karaguni,

Andri Hoxha,

Enkela Begu,

Lindita Xhanari,

Migena Leskoviku,

Juliana Marko,

Meli Bregu,

Andi Pinari,

Holta Shupo,

Albana Deda,

Flora Koleci,

Alban Tartari,

Dhimitër Doko,

Dhimitri Bello,

Marin Haxhimihali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME