Categories Lajme

Përgjysmohen urgjencat ditore në spitalet COVID. Bie numri i rasteve aktive dhe shtrimeve

Gazetari Erjon Skëndaj raporton se situata në spitalet COVID në Tiranë është shumë më e qetë se në fillim të shtatorit.

“Sot paradite 3 ambulanca që kanë mbërritur në COVID 1 që kërkojnë shërbim terciar për covid. Në fillim të shtatorit ka pasur 35-40 urgjenca ditore, ndërsa tani jemi tek 15 urgjenca ditore.

Duket qartë që ka rënë numri i shtrimeve në spital. Nëse i referohemi shifrave zyrtare, në raport me numrin e personave të shëruar, kuptohet që për 24 orët e mëhershme janë 533 të infektuar raste të reja dhe mbi 620 të shëruar.

Kjo ka bërë që të bjerë ndjeshëm numri i rasteve aktive në Shqipëri. Nëse një javë më parë kishte 12400 persona aktivë, një ditë më parë mbi 7 mijë raste”, raportoi Skëndaj nga QSUT.Ai tha më tej se kjo reflektohet direkt tek numri i shtrimeve. “160 persona të shtruar në spitale.

Numri i vdekshmërisë i lartë, reflekton jo situatën aktuale, por paraqet atë situatë të infektimeve dy javë më parë. Kemi një situatë të normalizuar.

Nëse i referohemi ekspertit Alimehmeti, ai thotë që ne jemi në fund të valës Delta, për shkak se një valë nuk shtrihet më shumë se 10 javë. Varianti Delta ka treguar se është dominues total dhe nuk ka lejuar variante të tjera të përhapen, sikurse ishte dhe varianti ‘mu’ që ndenji në përqindje të vogla.

Nëse do i referohemi situatës tjetër, ka patologji të tjera që duken sikur janë lënë pak pas dore”, raportoi Skëndaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME