Categories Lajme

Përmbysja/ Inxhinieritë “mundin” Mjekësinë: Maturantët zgjedhin degë që sigurojnë punësim pas diplomimit

Grupi i programeve të inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit ka tërhequr interesin e më shumë se 27% të maturantëve që kanë aplikuar për t’u regjistruar në universitet, duke tejkaluar kështu mjekësinë dhe shkencat ekonomike.

Ekspertët e punësimit vërejnë se është rritur vigjilenca e të rinjve të cilët i përshtaten kërkesave të tregut dhe kërkojnë të paguhen më mirë.

Emin Shini, ekspert punesimi shprehehet per Vizion Plus se “Ka ndryshuar shumë mentaliteti i këtyre studentëve, reflektojnë realitetin e tregut të punësimit dhe shumë nga këto degë lidhen me fusha më specifike, më teknike. Dy nga fushat kryesore që janë zhvilluar së fundmi janë IT dhe inxhinieritë. Paguhen shumë mirë zhvilluesit apo programuesit, të cilët janë një risi për tregun tonë, e fuqizuar shumë pas pandemisë, pozicionet e larta drejtuese por unë do përmendja edhe fushën inxhinierike, inxhinier ndërtimi, mekanik apo elektrik janë pozicione që po kërkohen shumë dhe po paguhen edhe më mirë.”

Nga ana tjetër, është i dukshëm ndikimi që ka tërheqja e fuqisë punëtore të kualifikuar ose jo, nga Gjermania e cila vijon të mbajë vendin e parë, por edhe shtete të tjera të BE. Krahas këtij fenomeni, në vitet e fundit është shtuar edhe numri i kompanive të huaja që operojnë në vendin tonë.

Ndersa Klerina Lamçe, programuese nenvizon se “Unë punoj në një kompani italiane si programuese, pozicionet janë të ndryshme dhe variojnë nga analistë në konsultant, zhvillues web-i apo menaxher projekti. Pagesat sipas tregut që po flasim aktualisht nisin nga 800 euro dhe nuk kanë një tavan sepse varet nga projektet që mund të marrësh. Mund të punoj nga shtëpia, zyra apo vende të tjera.”

E njëjta situatë vihet re edhe në degët e arkitekturës.

“Është një industri që ka patur rritje. Kanë ndodhur dy fenomene, përpos atyre që një pjesë ikin jashtë, ka disa kompani të huaja që kanë zhvendosur këtë pjesë të operacioneve të tyre në Shqipëri dhe janë hapur disa zyra të reja arkitekture sepse ky është një profesion që mund të bëhet shumë mirë edhe online. Prandaj ka edhe rritje të kërkesës në universitet për këtë degë”, nenvizon serish Emin Shini, ekspert punesimi.

Sakaq, vendi po përballet me një krizë gjithnjë e në rritje për fuqinë punëtore të pakualifikuar apo atë që gjeneron arsimi profesional

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME