Categories Lajme

Plagosja e polices, identifikohet personi që hodhi kapsollën

Pas prangosjes së 11 personave që protestuan në mënyrë të dhunshme përballë parlamentit paraditen e së enjtes, pritet që numri i të arrestuarve të rritet pasi mësohet se policia ka identifikuar të tjerë protestues që sulmuan uniformat blu.

Burime nga grupi i hetimit thanë se është identifikuar mes protestuesve edhe personi që hodhi kapsollën në drejtim të efektives Ina Nuka, e plagosur më rëndë në këtë protestë. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se, gjendja e 24-vjeçares është e stabilizuar dhe brenda ditës së premte pritet të udhëtoje drejt Stambollit ku mjekët do të kryejnë një ndërhyrje të specializuar për të rikuperuar gishtat e dëmtuar. Të njëjtat burime thanë se Nuka ka humbur njërin prej gishtave ndërsa 2 të tjerë janë dëmtuar rëndë.

Gjatë protestës së të enjtes mbetën të plagosur edhe 11 efektivë të tjerë të policisë si dhe 3 protestues. Në ambientet e spitalit vazhdojnë të marrin mjekim vetëm 2 punonjës policie, ndërsa pjesa tjetër bashkë me 3 protestuesit janë larguar pasi morën ndihmën e parë.

Pas përfundimit të protestës ekspertët kriminalistë shkuan në vendngjarje dhe konstatuan se kapsollat që u hodhën drejt punonjësve të policisë kishin në përbërje sasi të lartë baruti. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal ndaj 11 protestuesve për 5 vepra penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë’’, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike”. Ndërsa shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave pritet të verifikojë edhe veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestës së banorëve të zonës së Astirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME