Categories Lajme

Plagosje me thikë në Bulqizë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Bulqizë, ku një person ka goditur me thikë një 37-vjeçar i cili ndodhet në këtë moment në spital. Autori është mundur të arrestohet nga policia, ndërsa është identifikuar si Mentor Dervishi.

Njoftimi i policisë:

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Bulqizë, teksa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. P., 37 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 52 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME