Një 63-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit këtë të enjte për zjarrvënie. Ai u kap në flagrancë duke djegur mbeturinat në anë të rrugës Lushnjë-Rrogozhinë. Për pasojë, zjarri i doli nga kontrolli duke rrezikuar përhapjen në ambientet dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.
Categories
Lajme