Categories Lajme

800 lekë tarifë parkimi për autobusët ndërqytetës, protestojnë shoferët në Korçë

Shoferët do të përballen me çmime alarmante për shërbimet në Terminalin e autobusëve në Korçë pas miratimit në Këshillin bashkiak. Tarifat e parkimit janë shumë të larta si për autobusët rrethqytetas të Korçës, të bashkive të tjera dhe  ato që kryejnë udhëtime ndërkombëtare.

Autobusët e Korçës do të duhet të paguajnë 80 lekë për parkimin në terminal, ndërsa ata rrethqytetas të bashkive të tjera 200 lekë.Autobusët ndërqytetas jashtë rrethit të Korçës do të paguajnë deri në një 1 orë 200 lekë, nga 1 deri 5 orë 500 lekë dhe për 24 orë 800 lekë. Ndërsa autobusët ndërqytetas por brenda qarkut të Korçës do të paguajnë 150 lekë për linjën Korçë-Maliq dhe Maliq-Korçë.

Për shoferët me autobusë të transportit ndërkombëtar është vendosur cmim akoma dhe më i lartë, ata duhet të paguajnë 700 lekë. Gjithashtu ka një kosto edhe për bagazhet që ruhen në dhomën e sigurisë, ku për një orë 100 lekë dhe për çdo orë shtesë paguhet 50 lekë. Ndërsa për periudhën 24 orë do të duhet të paguhet tarifa 300 lekë.

Në lidhje me pagesat e vendosura  dhjetëra shoferë të autobusëve në Korçë protestuan pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta duke kërkuar nga bashkia rishikimin e tyre . Shoferët shprehen se asnjëherë nuk kanë rënë dakord me këtë vendim dhe gjatë mbledhjes së zhvilluar ka pasur diskutime të shumta me tone të larta.

Pavarsisht jo dakordësisë vendimi tashmë është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ata ndihen të abuzuar të plaçkitur dhe drejt falimentimit. Pavarësisht se janë taksapagues të rregullt ata shprehen se konkurrenca jo e ndershme dhe tarifat e larta janë ato çka po shkatërron biznesin e tyre të ngritur prej vitesh.

Sipas shoferëve, çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë dhe 3 fish deri në 4fish më i lartë se tarifa që paguanin para hapjes së terminalit. Janë dhjetëra punonjës të shërbimit të transportit të cilët shprehen se në këto kushte janë duke shkuar drejt falimentimit dhe reduktimit të orareve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME