Categories Lajme

Po transportonte një pako me kanabis, pranga 30-vjeçarit në Tiranë

30-vjeçari Gentian Demiri ka rënë në pramgat e policisë së Tiranës pasi u kap duke transportuar një pako me kanabis me mjetin e tij.

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij. Lënda narkotike e sekuestruar ishte me peshë rreth 1 kg e 600 gramë.

Njoftimi i policise: Tiranë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Transportimi”, për goditjen e shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 1 kg e 600 gramë.

Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari që po transportonte pakon me lëndë narkotike, me automjet.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transportimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Irfan Tomini”, automjetin me drejtues shtetasin G. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.  Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME